Ish basketbollisti kosovar, Edis Kuraja po e merr vetën pas operacionit të tretë të kryer në Shkup dhe po ndihet shumë më mirë.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Federatës së basketbollit të Kosovës, Erolld belegu, i cili e ka vizituar sot në Shkup dhe ka postuar një foto në Facebook me të.
“Edis Kuraja është shumë i fortë! Bravo Edis. Sot e vizituam shokun tonë, i cili është duke u sheruar në Shkup dhe ia bëmë përhajr Bajramin”, shkruan Belegu në Facebook.
Kujtojmë se Kuraja kishte pësuar një aksident të rëndë më 4 korrik, ku te ish objekti i “Rilindjes” u goditë nga një veturë dhe është operuar në legen.
Friday, 17 July 2015 19:27