Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është shpallur trajneri më i mirë në botë për vitin 2015 nga magazina britanike “Four Four Two”.
Magazina britanike “Four Four Two” e ka shpallur Jose Mourinhon si trajnerin më të mirë në botë për vitin 2015.
Portugezi udhëhoqi Chelsean drejt triumfit në Premierligë dhe League Cup. E kjo i mjaftoi që të fitoj epitetin e më të mirit para trajnerit të Bayern Munichut, Pep Guardiola.
Kurse, i treti doli ai që i fitoi të gjitha, Luis Enrique. Ai me Barcelonën triumfoi në La Ligë, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve.
Top 10 kompletohet nga: Diego Simeone (Atletico Madrid), Allegri (Juventus), Jürgen Klopp (Borussia Dortmund), Unai Emery (Sevilla), Joachim Löë (Gjermani), Carlo Ancelotti (Real Madrid) dhe Laurent Blanc (PSG).
Thursday, 16 July 2015 23:19