Mesfushori i Interit, Xherdan Shaqiri dëshiron të rikthehet në Bundesligë, pas vendimit të klubit italian për shitjen e tij.
Mesfushori i Interit, Xherdan Shaqiri ka vendosur të transferohet në Bundesligë.
Ylli kosovar është nxjerr në shitje nga klubi italian, dhe nuk u ftua fare për ndeshjen miqësore kundër Carpit, të mërkurën.
Sipas të përditshmes sportive italiane “Corriere dello Sport”, Shaqiri u ka thënë bashkëlojtarëve të tij se preferon rikthimin në Bundesligë, para një transferimi në Premierligë.
Ai kërkohet nga Schalke, ndërsa Inter kërkon së paku 15 milionë euro për shitjen e tij.
Thursday, 16 July 2015 09:15