Cristiano Ronaldo ka shkruar një ‘Twitter’ se është duke e jetuar një ëndërr me Real Madridin, pasi kaluan në finale të Ligës së Kampionëve. Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, përmes një postimi në ‘Twitter’ ka theksuar se është duke jetuar ëndrrën me Realin.
Ronaldo falënderoi të gjithë për mbështetjen që i dhanë para ndeshjes me Bayern Munichun, aty ku shënoi dy gola.
“Duke jetuar ëndrrën. Lisbonë, ne po vijmë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e jashtëzakonshme”, shkroi Ronaldo.
Portugezi realizoi dy golat e fundit të fitores 4:0 ndaj Bayernit të martën mbrëma, duke dërguar skuadrën e tij në finalen e Lisbonës në Portugali.
Thursday, 01 May 2014 18:00