“Lionel Messi meriton të jetëfutbollisti më i paguar në botë”. Javier Faus, zëvendëspresidenti i Barcelonës për çështjet ekonomike, i cili bën prapakthhehu, pasi ishte ky personazh i klubit blaugrana që polemizoi në distancë me yllin argjeninas në fund të vitit të kaluar mbi çështjen e rinovimit të kontratës. Deklaratës sëFaus që në një të ardhme të afërt nuk planifikohet përmirësimi i termave ekonomikë në kontratën eMessit, 26-vjeçari i’u kundërpërgjigj duke u shprehur se ai nuk merr vesh nga futbolli.
Por katalizatorët te Barcelona duket se e kanë bërë mjaft mirë punën e tyre për t’i afruar palët, aq sa vetë zëvendëspresidenti Faus shprehet në favor të rritjes së rrogës së Lionel Messit.
“Messi është futbollisti më i mirë në botë dhe ka qenë i tillë për 5 vitet e fundit. Këtë e vërtetojnë më mirë trofetë individualë dhe kolektivë që ai ka fituar. Unë vecse mund të përsëris fjalët e presidentit Rosell, ai është më i miri në qarkullim, prandaj meriton kontratën më të mirë ekonomike”, është shprehur Faus.
Sipas tij, polemikat e fundvitit mes tij dhe Messit, ishin thjesht keqkuptim.
“Fatmirësisht, keqkuptimi mes nesh është zgjidhur, sikurse vetë Leo e ka thënë në disa raste. Nuk kishte qëllime të këqija mes nesh”, përfundoi drejtuesi katalanas.
Kontrata aktuale e Messit skadon në vitin 2018, por edhe pse duhen edhe 4 vite e gjysmë deri në përfundim të saj, palët kanë shprehur vullnetin për t’u ulur në tryezë për rinovimin me terma të përmirësuar ekonomike, për ta shndërruar argjentinasin në futbollistin më të paguar në botë.
Tuesday, 21 January 2014 16:21