Të tjera deklarata ka lëshuar dje nga Indonezia, presidenti i Interit, Erick Thohir. Sipas mediave italiane, ai ka parë ndeshjen ndaj Chievos në “Inter Club Indonesia”. Atë ditë, ai i ka thënë një tifozi që e ka njohur se ishte një surprizë ardhja si president i zikaltërve. “Unë, fillimisht nuk e kisha menduar se do të ishapresident i Interit. Në javët e para të bisedimeve më shumëisha i idesë për të ndihmuar financiarisht skuadrën, por jo të isha një symbol i këtij klubi”, është shprehur Thohir, që ka konfirmuar edhe njëherë se kryesore është që financat e Interit të jenë të shëndosha për të ardhmen.
“Ky është një process që do të zgjasë 2-3 vjet dhe janari do të jetë një mundësi e mirë për të marrë djem të rinj. Është një mundësi e limituar për të bërë investime të mëdha në janar”, ka thënë presidenti zikaltër.
Por ai nuk dëshiron të shuajë ëndrrat e tifozëve që dëshirojnë të shohin me fanellën ziklatër lojtarë të mëdhenj (p.sh Messin).
Sipas Thohir, kjo mund të ndodhë vetëm kur klubi të ketë mundësi financiare për të vepruar në merkato. Presidenti i Interit ka dhënë shumë shembuj që duhen ndjekur për të qenë të suksesshëm, duke u përpjekur të evitojë investimet e rrezikshme dhe pa vlera (ka përmendur rastin e Leeds United, që aktualisht luan në Championship). /albeu/
Sunday, 19 January 2014 11:58