Bayern Munich ka njoftuar në orën 19:33 se ka arritur marrëveshje për të blerë Robert Lewandowskin nga Borussia Dortmund në transfertë lirë në fund të këtij sezoni.
Sulmuesi 25-vjeç ka kohë që është lidhur për një kalim nëAllianz Arena ndërsa tani ai ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare me Bavarezët.
Klube si Real Madrid, Manchester United dhe Arsenal kanë shfaqur interesim gjithashtu për shërbimet e polakut me famë botërore, por ai karrierën e tij do ta vazhdojë në Bundesligë.
Lewandowski edhe verën e kaluar ka qenë afër kalimit në Bayern, por ky kalimdështoi pasi Dortmundi bllokoi kalimin e tij në Allianz Arena, duke pranuar faktin se do të mund ta humbnin atë përfundimisht pa fituar asgjë.
Shefi i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge e ka përshkruar polakun si një prej sulmuesve më të mirë në planetë dhe ka insistuar se ai do ta përmirësojë klubin edhe më shumë, klub në të cilin do të kalojë gjatë verës, shkruan albeu.
“Jemi shumë të lumtur që ia arritëm ta konkretizojmë këtë transfer”, ka thënë ai para reporterëve.
“Lewandowski është një prej sulmuesve më të mirë. Ai do ta forcojë ekipin tonë, do të na jap edhe një shtytje”.
Lewandowski karrierën e tij profesionale e nisi me Znicz Pruszkow, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Lech Poznan para se të kalonte në Dortmund verën e 2010.
Saturday, 04 January 2014 22:07