Lionel Messi feston sot 10-vjetorin e tij me ekipin e parë të Barcelonës. Një dekadë që është e tejmbushur me trofe dhe suksese duke shndërruar në një prej futbollistëve më të mirë të të gjithë historisë. Në total argjentinasi ka fituar 21 trofe me Barcelonën: 3Champions League, 6 La Liga, 2 Botërore për Klube, 2 Superkupa Europe, 2 Copa del Rey dhe 6 Superkupa Spanje, ndërsa me Argjentinën ka fituarKupën e Botës U-20 dhe Medaljen e Artë në “Pekin 2008”.
Përsa i përket aspektit personal Messi ka fituar 4 “Topa të Artë” si askush më parë, 3 Këpuca e Artë, 3 herë kryegolashënues i La Ligas, 5 herë kryegolashënues i Champions League, mundi të shënojë 91 gola në një vit kalendarik duke thyer rekordin e gjermanit Gerd Muller, golashënues iChampions League me 14 gola dhe i La Ligas me 50 gola, në ChampionsLeague mban rekordin e 5 golave në një ndeshje përballë Bayer Leverkusen dhe që prej 16 Nëntorit 2013 ka shënuar plot 327 gola me Barcelonën.
Mos harroni! Është vetëm 26 vjeç. /albeu/
Saturday, 16 November 2013 12:41