Legjenda e futbollit italian, Alessandro del Piero ka respekt të madh për sulmuesin kosovar, Besart Berisha.
“Ai është sulmues shumë i fortë”, ka thënë Del Piero për Berishën, transmeton Koha Ditore shkrimet e mediumeve në Australi.
Del Piero e Berisha të shtunën (sot) do të jenë rivalë. Skuadra e Berishës, Brisbane Roar, do të presë Sydneyn e Del Pieros në kuadër të javës së dytë të Kampionatit të Australisë në futboll. Të dy skuadrat kanë shënuar fitore në xhiron e parë. Berisha kontribuoi me gol në fitoren 2:1 të Roarit në udhëtim kundër Wellingtonit, derisa sulmuesi Del Piero pati një gol e një asistim në fitoren 2:0 të Sydneyt kundër Newcastle Jetsit.
Monday, 21 October 2013 16:15