Valon Behrami është protagonisti i nervozizmit të tepruar të Mario Balotellit në fund të ndeshjes. Mesfushori iNapolit ka sqaruar atë që ndodhi, duke e cilësuar si të tepruar reagimin e sulmuesit të Milanit.
“Patëm një dyluftim dhe një përplasje shpatull me shpatull. Ai u rrëzua vetë, me shpresën se arbitri do të akordonte faull. Por nuk ishte asnjë gjë jo korrekte. Kur pa që gjyqtari nuk dha asgjë, e humbi fare qetësinë dhe nisi të bërtiste. Në fakt, Banti i sqaroi se ishte vetëm një dyluftim shpatull meshpatull dhe jo faull. Gjithsesi,Mario ishte shumë i acaruar dhe e teproi. Madje më tha mua se e bëra me qëllim, por iu përgjigja se nuk kishte asnjë ndërhyrje të parregullt”, u shpreh Behrami.
“Ndeshja ishte 1-2 në favor të miqve dhe Balo shpresonte te një mundësi për të barazuar, por e vetmja gjë që bëri ishte një nervozizëm i tepër, që i shkaktoi edhe pezullimin me tri javë”, deklaroi mesfushori i Napolit.
Gjesti i kushtoi Super-Marios 3 javë pezullim, çka do të thotë se nuk mund të jetë në fushë për ndeshjen kundër Juventusit./albeu/
Tuesday, 24 September 2013 17:54