936 komente. Kaq numëronte një fotografi e lojtarit të Kombëtares Ergys Kaçe, të cilën ai e postoi 24 orë më parë në “Facebook”.
Bëhet fjalë për një foto ku Kaçe pozon me bluzën e veshur që shkruan UÇK.
“GSH” e publikon sot shkrepjen që ka tërbuar grekët që akuzojnë Kaçen si “ekstremist”, duke theksuar ironinë e fatit: Gjithçka ndodh më 4 shtator, në përvjetorin e vrasjes së tifozit shqiptar Gramoz Palushi nga grekët, pas humbjes 1- 2 në Tiranë, më 2004.
Në portalin “Gavros.gr” shkruhet se sjellja e Kaçes ka shkaktuar një zhurmë të madhe në Selanik dhe ndaj ai duhet dënuar “se ka fyer miqtë serbë”. I kontaktuar nga kjo agjenci, lojtari shqiptar mësohet të ketë thënë: “Informoj miqtë e mi se nuk kisha asnjë ide që fotografia do të shfaqej në profilin tim në “FB”. Unë kam dalë në fotografi në shtëpinë e një mikut tim. Më vjen keq për njerëzit që janë shqetësuar. Ata që më njohin, e dinë se çfare personi jam”, citohet Kaçe në portalin “Gavros. gr”.
Ndërkohë, vetë agjencia greke mban qëndrim ekstremist në publikimin e lajmit duke e quajtur UÇK-në një ogranizatë terroriste dhe shton se pret dënimin e Ergys Kaçes. “UÇK luftoi kundër serbëve në Kosovë ndërkohë që dihen marrëdhëniet e mira dhe binjakëzimi që ekziston midis tifozëve të PAOK-ut me atyre të Partizanit të Beogradit shkruan portali “Gavros”. /ina/
|
|
Thursday, 05 September 2013 13:45 Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »