Sulmuesi i kombëtares së Armenisë, Norair Aslanyan është i bindur se ekipi i tij humbi miqësoren përballë Shqipërisë për shkak të fushës së keqe në Tiranë.
“Fusha ishte në kushtet të këqija. Kishte shumë gropa. Stili i Armenisë është të luajë me pasa të shkurtra. Kështu që ne nuk patë mundësi të bëjmë lojën tonë”, është shprehur sulmuesi në një intervistë që e transmeton Reporteri.
Aslanyan thekson se edhe ekipi shqiptar pati probleme gjithashtu, por kuqezinjtë janë mëshuar me një fushë të tillë. Gjithsesi ai ka shtuar se për atë është e vështirë të japë një vlerësim për ndeshjen pasi luajti vetëm 10 minuta në takimin ndaj Shqipërisë.
Saturday, 17 August 2013 19:52