Edinson Kavani ka gjetur një akord paraprak me Çelsin, pasi uruguaiani ka pranuar kushtet e kontratës që i ka vënë para klubi londinez. Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, Kavani do të nënshkruajë për 5 vitet e ardhshme me skuadrën angleze, ndërsa do të përfitojë 8.5 milion euro në vit në Londër.
Megjithatë, mungon akordi mes klubeve për transferimin e futbollistit, pasi Napoli nuk heq dorë nga pretendimet për të marrë 63 milion euro nga klauzola e largimit. Ndaj menjëherë pas Kupës së Konfederatave, Kavani do të udhëtojë drejt Italisë për t’u takuar me presidentin e klubit të tij, në mënyrë që ta bindë të ulë pretendimet.
Çelsi për momentin ofron vetëm 50 milion euro, një shifër që De Laurentis e cilëson shumë të ulët. Për më tepër, presidentit të skuadrës italiane nuk i ka pëlqyer fakti se si klubi anglez ka kontaktuar drejtpërdrejt me futbollistin pa marrë miratimin e tij e për këtë arsye kërkon të hakmerret duke vështirësuar transferimin e uruguaianit, ndonëse të gjithë presin që fundi i verës ta gjejë atë nën urdhrat e Zhoze Murinjos. (LajmeShqip.com)
Saturday, 29 June 2013 17:45