Masimo Morati ka vendosur të shesë Interin dhe po bën bisedime intensive me miliarderin Erik Tohir. Konfirmimi vjen nga vetë fjalët e padronit të zikaltërve, në fund të mbledhjes së këshillit administrativ të klubit.
“Ekziston dëshira e mirë e të dy palëve për të përfunduar gjithçka. Bisedimet po ecin në rrugën e duhur”, pranoi ai para mediave.
Megjithatë, Morati për momentin po planifikon vetë të ardhmen e klubit dhe merkaton e tij, duke filluar nga bisedimet për afrimin e lojtarëve të rëndësishëm, por edhe sakrificave të rëndësishme për çështje ekonomike.
“Për Isla po flasim me Juventusin, por po ndjekim edhe lojtarë të tjerë. A do të shesim Guarin? Është e mundur një shitje e rëndësishme, gjë të cilën e mendon çdo klub. Për Kasanon më vjen keq që po largohet, ndërsa po mbyllim gjithçka për Belfodil. Duhet të dini se kemi reduktuar me 80 milion euro buxhetin e rrogave. Nëse do të kishim hyrë në Ligën e Kampioneve, gjendja ekonomike e klubit do të kishte qenë shumë më e mirë”, pranoi ai. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 26 June 2013 22:20