Skuadra e Borusia Dortmund ka bërë një ofertë prej 23 milion euro për mesfushorin armenian të Shakhtar Donetsk, Henrikh Mkhitarian, sipas konfirmimit që ka ardhur nga vetë drejtuesit e klubit ukrainas.
Shefi ekzekutiv, Sergei Palkin, konfirmoi se klubi shpresonte ta shiste 30 milion euro futbollistin, por më parë duhej të gjente se ku ishte fshehur ai, pasi nuk kishin asnjë informacion.
“Nuk e di se ku është Mkhitarian tani, atë e di vetëm menaxheri i tij. Borusia Dortmund ka ofruar 23 milion euro për lojtarin, por unë kontaktova dhe me menaxherin e tij dhe i thashë qëndrimin zyrtar të klubit, i bëra të qartë se jemi të përgatitur ta shesim për 30 milion euro dhe se kjo ofertë qëndron vetëm për 10 ditët e ardhshme. Nëse Mkhitarian dëshiron të largohet, duhet të paguajnë këtë shumë për të”, tha ai për futbollistin që në sezonin e kaluar shënoi 25 gola në 28 ndeshje. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 26 June 2013 22:16