Skuadrat angleze të Totenhem dhe të Liverpul kanë filluar një betejë mes tyre për të siguruar firmën e 19 vjeçarit Gerard Deulofeu, yllit të ri të Spanjës dhe Barcelonës. Futbollisti 19 vjeçar ka shkëlqyer me ekipin B si dhe me kombëtare U-20 të Spanjës, duke u cilësuar që tani si nj prej yjeve të ardhshëm të kësaj skuadre.
Por për momentin, ai nuk ka mundësi aktivizimi me skuadrën e parë, ku në rolin e tij luajnë Mesi, Neimar, Pedro apo edhe Tejo.
Si rrjedhojë, klubet angleze mendojnë se do të bindin katalanasit të japin futbollistin në formë huazimi, në mënyrë që të ketë më shumë mundësi aktivizimi në këto ekipe. Ideja po shqyrtohet nga drejtuesit e Barcelonës, të cilët më parë po mendojnë t’i lidhin futbollistit një kontratë të re afatgjatë,. Ata duan do t’i sigurojnë lojtarit se në një të ardhme të afërt, mund të ketë hapësira në ekipin e parë, gjithmonë nëse vazhdon rritjen e tij siç ka ndodhur në dy sezonet e fundit. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 26 June 2013 13:23