Edinson Kavani po bëhet gati të veshë fanellën e Çelsit në sezonin e ardhshëm. Sulmuesi uruguaian tashmë duket i vendosur të largohet nga Italia dhe qëndrimi i tij me sa duket po mbështetet edhe nga Napoli, që ka gjetur një akord me londinezët.
Sipas “Radio Marte”, që shpesh ka funksionuar si radio zyrtare e klubit të Napolit, skuadra italiane ka pranuar ofertën prej 58 milion eurosh për shitjen e futbollistit, 5 milion euro më pak sesa klauzola e tij e largimit.
Gjithçka është vendosur në pasditen e djeshme, kur presidenti i Napolit, De Laurentis, ka autorizuar shitjen e futbollistit që do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare në skuadrën e tij të re. Kavanit do t’i ofrohet një rrogë prej 8.5 milion eurosh në radhët e klubit anglez, duke e kthyer në një prej futbollistëve më të paguar në Angli. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 25 June 2013 12:49