Skënderbeu mund të quajë me fat shortin e Ligës së Kampioneve, në turin e dytë paraeliminator të turneut, pasi goglat e shortit i kanë vënë korçarët përballë Neftçi Baku të Azerbajxhanit.
Duke pasur parasysh se mund të gjente përballë Sëlltik Gllasgou, Dinamo Zagreb apo Bate Borisov, shorti që u hodh sot në Nion ishte shumë i mirë për kampionët e Shqipërisë, që kanë realisht më shumë shanse se në vitet e kaluara për të kaluar një turn në këtë aktivitet.
Kuptohet që teorikisht, Neftçi është një skuadër më e fortë, jo vetëm sepse u shpall kampione e Azerbajxhanit në sezonin e fundit, por edhe për faktin se ka një skuadër shuam të konsoliduar, që arriti të kalonte në fazën në grupe të Europa League në sezonin 2012-2013. (LajmeShqip.com)
Shorti i Ligës së Kampioneve
Turi I Paraeliminator:
FC Shirak (Armeni)-SP Tre Pene (San Marino)
FC Lusitans (Andorra)-EB/Streimur (Ishujt Faroe)
Turi II Paraeliminator:
Neftçi PFK (Azerbajxhan)-KS Skënderbeu (Shqipëri)
FC Steaua Bukuresht (Rumani)-FK Vardar (Maqedoni)
FC Viktoria Plzen (Çeki)-FK Zheljezniçar (B. Hercegovine)
FC Sherif (Moldavi)-FK Sutjeska (Mali i Zi)
Birkirkara FC (Maltë)-NK Maribor (Slloveni)
Sligo Rovers FC (Irlandë)-Molde FK (Norvegji)
IF Elfsborg (Suedi)-FC Daugava Daugavpils (Letoni)
HJK Helsinki (Finlandë)-JK Nome Kalju (Estoni)
FK Ekranas (Lituani) v FH Hafnarfjordur (Islandë)
The Nnju Seints FC (Uells)-Legia Varshavë (Poloni)
Sëlltik FC (Skoci)-Kliftonvill FC (Irlandë e Veriut)
GNK Dinamo Zagreb (Kroaci)-CS Fola Esh (Luksemburg)
Giori ETO FC (Hungari)-Makabi Tel-Aviv FC (Izrael)
FC BATE Borisov (Bjellorusi)-FC Shakhter Karagandi (Kazakistan)
FC Shirak (Armeni)/SP Tre Pene (San Marino)-FK Partizan (Serbi)
SK Slovan Bratislava (Sllovaki)-PFC Ludogorets Razgrad (Bullgari)
FC Dinamo Tbilisi (Gjeorgji)- FC Lusitans (Andorra)/EB/Streimur (Ishujt Faroe)
Monday, 24 June 2013 16:35