Humbja me Brazilin ka qenë mjaft e vështirë për Italinë, jo vetëm për faktin se ka detyruar italianët të luajnë kundër Spanjës në gjysmëfinalet e turneut, por edhe se ka humbur një prej lojtarëve kryesorë, Mario Balotelin, për sfidën e ardhshme.
Pas analizave është mësuar se sulmuesi ka pësuar ndrydhje muskulore në këmbën e majtë dhe bashkë me Rikardo Montolivon e Injacio Abate, pritet të ndjekë këtë takim nga tribuna.
Në fakt, Prandeli shpresonte të kishte në dispozicion Balotelin, por mjekët i kanë thënë se lojtari do ta ketë të pamundur të riaftësohet në kohë. Meqë Kupa e Konfederatave është turne testues, Prandeli nuk do të rrezikojë kurrsesi me futbollistë që nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë, ndaj po sheh se si të zëvendësojë sa më mirë sulmuesin e Milanit. (LajmeShqip.com)
Monday, 24 June 2013 11:18