Fabricio Mikoli është në telashe të rënda pasi është përfshirë në një hetim të Prokurorisë të Palermos, i akuzuar për zhvatje. Sipas gazetave italiane, ish-kapiteni i Napolit, ka folur vazhdimisht me djalin e bosit mafioz Antonio Lauriçella, duke i kërkuar që ta ndihmonte për të rikuperuar disa shuma parash që ai i kishte dhënë borxh dhe nuk po i ktheheshin.
Janë një seri telefonatash që implikojnë ish-futbollistin e Palermos, mes të cilave edhe një përgjim kur ata dy gjendeshin në makinë dhe shanin ish-gjykatësin Xhovani Falkone, i vrarë nga mafia dhe që është simboli i luftës kundër këtij fenomeni në Itali.
“Takohemi para pemës të atij baltës të Falkones”, është fraza që ka lëshuar Mikoli, i cili nga një idhull në Palermo, mund të jetë kthyer menjëherë në një person shumë të urryer për njerëzit e ndershëm të këtij qyteti që vuajnë nga fenomeni i mafies. (LajmeShqip.com)
Sunday, 23 June 2013 09:53