Mançester Junajtid është një hap larg firmës me Tiago Alkantara, pasi skuadra angleze ka arritur të gjejë akordin me futbollistin e talentuar spanjoll. Kampionët e Anglisë kanë mundur konkurrencën e “komshinjve” të Mançester Sitit, duke gjetur një marrëveshje prej 5 milion paund në vit për lojtarin që do të nënshkruajë një kontratë 4 ose 5 vjeçare.
Kontrata nuk është finalizuar ende, pasi bisedimet mes klubit dhe futbollistit do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, me zyrtarizmin e mundshëm të transferimit që do të vijë në fillimin e javës së ardhshme dhe prezantimin në korrik.
Futbollisti do të kushtojë vetëm 17 milion paund, aq sa është klauzola e largimit të tij dhe klubi anglez po përfiton nga fakti që është vetë dëshira e mesfushorit të largohet nga Barça. Futbollisti nuk gjen hapësirat e nevojshme te katalanasit dhe mendon se duke luajtur si titullar në një skuadër tjetër, mund të ketë shanse reale të fitojë një vend edhe në mesfushën e kombëtares së Spanjës dhe vitin e ardhshëm të luajë në Botëror. (LajmeShqip.com)
Friday, 21 June 2013 17:47