|
|
Friday, 21 June 2013 09:51 Uruguai tashmë mund të shkojë qetësisht në gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave, pasi ka mundur mbrëmë 2-1 Nigerinë. Një paraqitje shumë e mirë e Diego Forlan, futbollisti i parë i Uruguait që regjistron 100 ndeshje me përfaqësuesen, bëri që kjo kombëtare të merrte suksesin që e mban në garë në këtë aktivitet.
Uruguaianët kishin lënë shumë për të dëshiruar në ndeshjen e parë përballë Spanjës, por këtë radhë u përgjigjën me një provë të mirëfilltë force, duke dominuar ndeshjen. Lugano shënoi golin e avantazhit për latino-amerikanët pas zhvillimit të një goditje nga këndi, ndërsa Obi Mikel barazoi për ekipin afrikan pak minuta para fundit të pjesës së parë.
Pjesa e dytë foli më shumë për Uruguain që zgjidhi gjithçka me golin e Forlan, i aftë të dërgonte topin në rrjetë pas një aksioni me kombinime ku u përfshinë edhe Kavani e Suarez, për të vërtetuar rrezikshmërinë e kësaj treshe sulmuese që kohët e fundit ishte kritikuar shumë.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 dhe tani Uruguait i mjafton një fitore me Tahitin për të kaluar në turin tjetër, pasi Nigeria ka një detyrë shumë të vështirë përballë Spanjës në takimin e fundit në grup. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »