Gjykata e Barcelonës ka thirrur si dëshmitar Lionel Mesin, për ta marrë në pyetje rreth çështjes së evazionit fiskal dhe mospagesës së taksave. Lionel Mesi është i detyruar të paraqitet me datë 17 shtator para gjykatës dhe ironia e fatit do që pikërisht në atë ditë të fillojnë edhe ndeshjet e Ligës së Kampioneve.
Gjykata ka pranuar kërkesën për shqyrtim të çështjes nga Zyra e Taksave, e cila akuzon lojtarin e Barcelonës për shkelje rreth parave të fituara nga e drejta e imazhit të futbollisti në vitet 2007, 2008 dhe 2009.
Ndonëse Mesi ka deklaruar publikisht se është i pafajshëm, ai duhet të dëshmojë se si është e mundur që nëpërmjet kompanive fantazmë që operonin në vende të ndryshme të botës, ai qarkullonte para që i ktheheshin përsëri atij, pa paguar asnjë takse ndaj shtetit spanjoll, për një dëm që kap shifrën 4 milion euro. (LajmeShqip.com)
Thursday, 20 June 2013 15:18