Që Niemar nuk është një gjigand, këtë e kanë kuptuar të gjithë, por tani Barcelona shqetësohet se mos edhe pesha e lehtë bëhet një pengesë për lojtarin, që duhet të shtojë muskuj për t’u përballur me futbollin e vështirë evropian.
Këtë mendim e ka bërë shumë të qartë doktori i Barcelonës, Rikard Pruna, i cili ka treguar se tashmë do të përgatitë një plan i veçantë ushqimor për lojtarin e blerë 57 milion euro nga Santos. Pas matjeve zyrtare, Neimar rezultoi se peshonte 64.5 kilogram me një gjatësi 174 centimetra.
“I kemi bërë një kontroll shumë të shpejtë dhe pesha e tij ishte një nga pjesët e informacionit që morëm. Përshtypja e parë është që pesha nuk është ajo e duhura dhe ndoshta i mungojnë disa kilogram, por nuk mund ta them tani me saktësi se sa. Me vazhdimin e sezonit, do të mësojmë të njihemi me lojtarin dhe do të mbledhim informacion. Më pas do të kemi mundësi të përcaktojmë peshën e tij ideale”, tha Pruna në një konferencë për shtyp të organizuar pikërisht për këtë çështje. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 19 June 2013 22:59