Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka vlerësuar shumë Andrea Pirlon për kontributin e tij në futboll dhe magjitë që dhuron në fushën e lojës. Mesfushori italian shënoi një tjetër gol spektakolar me goditje dënimi në Kupën e Konfederatave ndaj Meksikës, duke konfirmuar se është një nga mjeshtërit e goditjeve të tilla, por edhe diktoi gjithë lojën ofensive të Italisë në këtë ndeshje.
“Pirlo është një lojtar shumë i madh, i cili ka sjellë në futboll vlerë dhe nivel të lartë teknike e organizimi. Fatkeqësisht, në mendjen e personave mbetet ai që shënon golat e për këtë arsye, mund të kujtohet më shumë Del Piero sesa Pirlo”, shpjegoi Platini nga Jeruzalemi, ku gjendet për të ndjekur finalen e Evropianit U-21 mesa Spanjës dhe Italisë.
“Lojtarët si Pirlo janë të jashtëzakonshëm, i japin një vlerë më shumë çdo skuadre. Ndaj para tyre duhet hequr kapelja”, deklaroi Platini, cili gjatë karrierës së tij ka qenë një prej “fantazistëve” më të mëdhenj të futbollit botëror. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 18 June 2013 13:56