Arsenali më në fund ka gjetur sulmuesin e vet, pasi “topçinjtë” janë të bindur se mund të mbyllin që në këtë javë transferimin e Gonzalo Higuain duke i paguar Real Madrid 22 milion paund. Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, futbollisti ka pranuar në rrethin e tij shoqëror se do të shkojë te skuadra londineze gjatë verës.
Tashmë pritet të gjendet akordi mes Arsenalit dhe Real Madrid, me klubin spanjoll që pret një ofertë të kënaqshme për lojtarin. Përsa i përket marrëveshjes personale me lojtarin, akordi është arritur dhe ai pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare me skuadrën e tij të re. Sipas mediave angleze, argjentinasi do të bëhet menjëherë lojtari më i paguar i “topçinjve” me 150 mijë paund në javë.
Futbollisti ndiqej që nga viti 2006 prej Arsen Venger, i cili ishte i bindur se mund të siguronte firmën e tij, por atëherë u mund nga Real Maadrid në garën për firmën e sulmuesit.
Një tjetër emër që është shumë pranë kalimit nga Spanja drejt kësaj skuadre, është mesfushori Asier Ijaramendi i Real Sociedad. Venger vlerëson shumë futbollistin e kombëtares spanjolle U-21, aq sa është gati të ofrojë 10 milion paund për të siguruar transferimin e tij. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 18 June 2013 08:10