Andres Iniesta është shprehur shumë i lumtur me mënyrën sesi Spanja fitoi në ndeshjen e parë në Kupën e Konfederatave, duke mundur 2-1 Uruguain. Skuadra iberike shpreson që të fitojë këtë turne, për të marrë trofeun e vetëm ndërkombëtar që nuk zotëron në muzeun e vet.
“Skuadra dha një përformancë të madhe dhe punoi shumë. Ne jemi në rrugën e duhur kur kanë mbetur edhe dy ndeshje në fazën në grup. E dinim që Uruguai do të fillonte takimin në mënyrë agresive dhe nuk do të na lejonte të mendoheshim shumë në zotërimin e topit. Por ne morëm thuajse gjithmonë vendimin e duhur dhe gjetëm ku dukej pasuar në ato momente”, shpjegoi Inesta.
“Në fund kishim pak vështirësi me lagështirën. Kërkonim një gol të tretë por nuk e gjetëm. Megjithatë, mendojmë se në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë”, deklaroi lojtari që u shpall “Futbollisti më i Mirë” për këtë ndeshje. (LajmeShqip.com)
Monday, 17 June 2013 14:56