Josip Kuzhe, ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit është ndarë nga jeta sot në moshën 61 vjeçare. Kroati që drejtoi për më shumë se dy vite përfaqësuesen kuqezi, u diagnostikua në fillimin e këtij viti me leukemi, por kjo ishte një ndeshje që fatkeqësisht ai nuk e fitoi dot.
Trajneri gjendej prej disa muajsh në spitalin e Zagrebit ku po kurohej dhe kohët e fundit u fol për një përmirësim të situatës së tij shëndetësore. Por fatkeqësisht gjendja është përkeqësuar shumë në ditët e fundit, deri në momentin fatal kur ai u nda nga jeta.
Kuzhe u kthye në një nga trajnerët më të dashur të tifozerisë shqiptare, që kërkoi me ngulm që ai të rinovonte kontratën e tij në stolin e përfaqësueses, edhe pse një gjë e tillë nuk u arrit.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij! (LajmeShqip.com)
Sunday, 16 June 2013 23:30