Mesfushori holandez i Gallatasarajit, Uesli Shnajder, ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend të shkojë te Çelsi, pasi është i lumtur te klubi turk, pavarësisht spekulimeve rreth të ardhmes së tij.
29 vjeçari u transferua në janar në Stamboll, por pas vetëm 12 ndeshjesh me fanellën e kësaj skuadre, lindën spekulimet për interesimin e Zhoze Murinjos ndaj tij, për ta marrë me vete te Çelsi.
“Kam një marrëdhënie shumë të veçantë me Zhoze Murinjon dhe ka qenë mjaft e kënaqshme të punoja me të, por nuk mund të braktis Gallatasarajin dhe fansat e tij që i admiroj kaq shumë”, ishte deklarata e holandezit. “Unë dua të luaj këtu të paktën deri në janar duke ndihmuar skuadrën. Më pëlqen shumë Stambolli”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Sunday, 16 June 2013 22:54