Mesfushori spanjoll Isko ka treguar se tre nga shokët e tij të përfaqësuesja U-21, Alvaro Morata, Naço dhe Daniel Karvahal, po mundohen që ta bindin në të gjitha mënyrat që t’i bashkohet Real Madrid gjatë verës, skuadër në të cilën bëjnë pjesë edhe ata.
Lojtari ka pranuar se ka ende mëdyshje, edhe pse mendohej se ai do të ndiqte trajnerin Manuel Pelegrini te Mançester Siti.
“Këto tre lojtarë janë ata që insistojnë më shumë. Të shohim se çfarë do të ndodhë në vazhdim. Por për momentin i kam dhënë fund diskutimeve për merkaton, pasi kam para finalen e U-21 dhe më duhet të përqendrohem plotësisht te ajo”, tha Isko, i cili aktualisht vlerësohet rreth 25 milion euro.
Futbollisti ka shkëlqyer me kombëtaren U-21 gjatë këtij turneu dhe falë tij, Spanja ka arritur të shkojë në finalen që do ta diskutojë përballë Italisë. (LajmeShqip.com)
Sunday, 16 June 2013 15:28