Masimo Morati nuk do të pranojë më një sezon të dështuar nga Interi i tij dhe këtë e ka bërë të qartë duke deklaruar se objektivi i skuadrës tani është fitojë titullin kampion në Serinë A.
“Interi do të fillojë kampionatin me objektivin për të fituar titullin kampion”, ishin fjalët e Moratit në një festë të organizuar nga ultrasit e Interit. “Keni qenë të shkëlqyer dhe jam i kënaqur me sjelljen tuaj në këtë sezon. Keni pasur edhe durimin e duhur, ndjenjën e duhur për këtë grup dhe unë kam vuajtur po aq sa ju. Ndaj them se sjellja juaj ka qenë shumë e veçantë”.
Tifozët normalisht që i kanë drejtuar shumë pyetje presidentit të Interit, ku kuptohet se interesimi më i madh ka qenë për risitë që priten nga merkato verore.
“Kërkohet një merkato e duhur por ju siguroj se trajneri Maxarri nuk na ka kërkuar asgjë kur ka firmosur. A do të jetë i nevojshëm largimi i një emri të rëndësishëm? Të shohim, por deri tani nuk kemi marrë asnjë ofertë të rëndësishme. Guarin të Totenhem? Mund të them vetëm se Guarin është një lojtar shumë i mirë”, deklaroi presidenti i zikaltërve. (LajmeShqip.com)
Sunday, 16 June 2013 09:19