|
|
Sunday, 16 June 2013 09:12 Brazili ka respektuar parashikimet në garën e hapjes së së Kupës së Konfederatave, duke fituar me rezultatin 3-0 në ndeshjen kundër Japonisë. Skuadra e Skolarit më në fund ka arritur të tregojë një futboll spektakolar, ndoshta e ndihmuar disi edhe nga goli i shpejtë që i bëri të fillonin në mënyrë sa më të mirë këtë takim.
Ishte pikërisht i shumëdiskutuari Neimar që gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 3-të të ndeshjes, duke u bërë pastaj protagonist i shumë aksioneve sulmuese për kombëtaren e vendit të tij. Goli i dytë do të vononte deri në fillimin e pjesës së dytë, kur ishte Paulinjo që dërgoi topin në rrjetë, ndërsa Xho vulosi rezultatin përfundimtar 3-0 në minutën e fundit të takimit.
Kuptohet që kjo fitore ka entuziazmuar vendasit, të cilët të vetmet vërshëllima këtë radhë i ruajtën për ceremoninë e hapjes, drejtuar presidentes së vendit, Dilma Rusef, si dhe presidentit të FIFA-s, Sep Blater. Situata doli aq shumë jashtë kontrollit sa edhe Blater nuk i rezistoi tundimit për të marrë mikrofonin dhe për të bërë një koment rreth këtyre vërshëllimave. “Ku është fair-play dhe respekti?”, ishte batuta e Blater që si përgjigje mori një tjetër breshëri vërshëllimash nga shkallët e stadiumit “Mane Garrinça”. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »