Liverpuli është shumë pranë firmës me mesfushorin armen të Shakhtar Donetsk, Henrikh Mkhitarian, i cili ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me ekipin ukrainas.
Futbollisti 24 vjeçar ishte një nga zbulimet e këtij edicioni në Ligën e Kampioneve duke ndihmuar skuadrën e tij të kalonte fazën në grupe, ndërsa ka shfaqur paraqitje brilante edhe me përfaqësuesen e vendit të tij gjatë eliminatoreve të Botërorin 2014.
Të kuqtë kanë bërë gati një cek prej 17 milion paund për lojtarin, një shifër që e cilësojnë të pranueshme duke parë potencialin e këtij futbollistit.
Ndërkohë, klubi ka nisur kërkimet për një tjetër qendërmbrojtës, pasi janë tërhequr nga gara për Kiriakos Papadopulos, sepse Shalke i ka vënë një çmim shumë të lartë prej 19 milion paund.
Një pjesë e parave që do të investohen në merkato do të vijnë nga shitja për 15 milion paund e Endi Keroll te Uest Hem, gjithmonë nëse lojtari kalon vizitat mjekësore me sukses. (LajmeShqip.com)
Saturday, 15 June 2013 11:26