Roberto Mançinit as nuk i shkon ndër mend që të shkëputet nga trajnimi për të bërë një vit pushim, siç kanë bërë shumë trajnerë të njohur gjatë viteve të fundit. Ai ka bërë të qartë se është gati të pranojë oferta të reja, sido që të jenë ato.
“Nuk kam ndër mend të bëj vit pushimi. Kam dëshirë që të kthehem shumë shpejt në pankinë, mundësisht me një kombëtare për Botërorin e ardhshëm. Nëse arrin ndonjë ftesë nga Anglia, do të isha i kënaqur, por edhe nga Italia e Franca nuk do të ishte keq”.
Më pas, tekniku italian ka folur për dy tema që i njeh mjaft mirë, Interin dhe Mario Balotelin, që kanë qenë pjesë të jetës së tij në vitet e fundit.
“Mazarri te Inter? Ka cilësitë dhe eksperiencën e duhur për të kthyer Interin të luftojë për titullin kampion. Mario Balotelin e dua shumë, si njeri dhe si futbollist është i jashtëzakonshëm, mundem vetëm t’i uroj më të mirën dhe që të bëjë sa më mirë në karrierën e tij”. (LajmeShqip.com)
Friday, 14 June 2013 22:41