Skuadra e kategorisë së katërt në Suedi, Sirianska Kerburan, ka ndërmarrë një hap mjaft të çuditshëm, duke kërkuar nga policia që të hetojë një ndeshje të saj, për të cilën dyshohet se ka manipuluar rezultatin.
Kompanitë e basteve nuk pranuan më baste për ndeshjen në shtëpi të Sirianska përballë Kvarnshedens IK, pasi po viheshin shuma të mëdha bastesh për ekipin mik. Në fund, Sirianska humbi takimin me rezultatin e thellë 5-1.
Klubi bëri të qartë se kishte marr vendimin unanim për të raportuar veten në polici, në mënyrë që të pastrohej sa më parë emri i kësaj skuadre.
“Të gjithë njerëzit -lojtarët, trajnerët, bordi dhe të punësuarit- të cilët janë përfshirë në aktivitetet e klubit, tani duhet ta cilësojnë veten si pjesë të hetimit policor rreth kësaj çështje”, shkruhej në lajmërimin e lëshuar nga vetë klubi suedez. (LajmeShqip.com)
Friday, 14 June 2013 09:30