Paris Sent Zhërmen është gati të luftojë me Real Madrid në një ankand të hapur për Garet Beil. Parisienët shpresojnë të marrin edhe trajnerin e Totenhem, Andre Vijas Boas, të bindur se një lëvizje e tillë do të bindë edhe uellsianin të ndjekë të njëjtën rrugë.
Nëse kjo taktikë e dyfishtë nuk do të funksionojë, pala parisiene vazhdon të jetë e bindur se mund të marrë nga Totenhem të paktën lojtarin që është kthyer në një nga yjet e futbollit botëror në sezonin e fundit.
PSZH ka shpenzuar më shumë se 200 milion paund në transferime që nga viti 2011 kur kaloi nën pronësinë e QSI, një kompani që kontrollohet nga familja mbretërore e Katarit. Gjithsesi, ata nuk shqetësohen përballë shpenzimeve dhe janë të gatshëm t’i shtojnë shumës së mësipërme edhe atë prej 85 milion paund që duhet paguar për të siguruar Beil, i cili aktualisht shihet si një “kopje” e Kristiano Ronaldos dhe me potencialin për të arritur nivelet e portugezit.
Duket se gjithçka do të mbetet në dorën e Beil, të cilit klubi i premtoi një vit më parë se do të respektonte vendimin e tij, për sa kohë që do të arrinte një ofertë e parefuzueshme si ajo prej 85 milion paund e PSZH. (LajmeShqip.com)
Thursday, 13 June 2013 11:55