Trajneri i Holandës, Luis Van Gal, shpreson që Uesli Shnajder të bashkohet me Çelsin në mënyrë që të përmirësojë edhe shanset e tij për të luajtur me ekipin kombëtar. Futbollisti 29 vjeçar iu bashkua skuadrës turke të Gallatasarajit në janar nga Interi, por tashmë mendohet se do të shkojë në Angli.
Për Van Gal, ky opsion i fundit do të ishte më i përshtatshmi, në mënyrë që të shohë vetë nga afër lojtarin.
“Shnajder drejt Çelsit është vetëm një zë i merkatos për momentin, por do ta bënte shumë më të lehtë për mua të ndiqja progresin e tij kohë pas kohe”, deklaroi trajneri i Holandës.
“Unë do të mbërrija brenda një ore në Londër për të ndjekur Çelsin nga Holanda, ndërsa edhe Murinjo është një mik i imi”.
Shnajder ka luajtur 12 ndeshje me Gallatasarajin, duke shënuar 3 gola. Por edhe klubi turk është i ndërgjegjshëm se mund të përfitojë disi ekonomikisht nëse largon lojtarin. Jo rastësisht, zëvendëspresidenti i kësaj skuadre, bëri të qartë pak ditë më parë se lojtari mund të largohej nëse ndonjë klub i interesuar paguante 15 milion euro. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 12 June 2013 23:03