Rafael Nadal është “mbreti” i pakundërshtueshëm i “Roland Garros”, pasi tenisti spanjoll ka triumfuar për herë të tetë në karrierën e tij në turneun francez. Këtë radhë ai ka mundur pa shumë probleme në finale bashkëkombësin e tij, David Ferrer, ndërsa kishte treguar që në gjysmëfinale se e meritonte këtë trofe, pasi mundur në 5 sete Novak Gjokoviç.
6-3, 6-2 dhe 6-3 ishte bilanci i kësaj ndeshje ku spanjolli siguroi këtë sukses të rëndësishëm, të 12-tin në një turne Grand Slam. Për më tepër, kjo ishte fitorja e 59-të në këtë turne, një tjetër rekord i vendosur nga Nadal që bëhet i pari në histori që fiton 8 herë të njëjtin turne madhor mes atyre katër që cilësohen më të ndjekurit në botë.
Megjithatë, ky sukses i tij, nuk i ka garantuar një ngjitje në renditjen botëror, por përkundrazi, nga e hëna ai humb një pozicion, duke zbritur në vendin e pestë, i kaluar pikërisht nga Ferrer. (LajmeShqip.com)
Sunday, 09 June 2013 23:43