Interi ka hedhur sytë nga mbrojtësi 27 vjeçar i Valencias, Adil Rami, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Valter Samuel, që nuk është më i ri dhe shpejt pritet t’i japë lamtumirën futbollit.
Drejtuesit e zikaltërve kanë kontaktuar me skuadrën spanjolle duke kërkuar informacion për futbollistin që dëshiron të largohet drejt një ekipi të madh. Meqenëse kartoni i lojtarit për momentin vlerësohet 15 milion euro, klubi italian ka vendosur të qëndrojë në pritje, duke shpresuar që të mos ketë ndërhyrjen e skuadrave të tjera ndërsa negocion për uljen e çmimit.
Njëkohësisht, po monitorohen pista të tjera, duke filluar nga Davide Astori i Kaljarit të Mehdi Benatia i Udinezes. Duke parë sezonin që sapo u mbyll, Maxarri ka parë të arsyeshme të përforcojë mbrojtjen, e cila shpesh shpërbëhej duke lejuar lehtësisht kundërshtarët të shënonin në portën e Handanoviç.
Por nga ky repart, me mbërritjen e Rami, do të largohet Andrea Ranokia, për të cilin nuk do të kishte më hapësira. Futbollisti do të zgjedhë një kampionat tjetër, mundësisht atë anglez, nga i kanë ardhur oferta të ndryshme në vitin e fundit. (LajmeShqip.com)
Sunday, 09 June 2013 13:57