Ish-trajneri i Francës, Loran Blank, i ka mbyllur derën disa klubeve shumë prestigjioze, duke deklaruar se nuk do të shkojë te PSZH, Roma apo Real Sociedad për të drejtuar në sezonin e ardhshëm. Trajneri la të kuptohej se ishte në kërkim të një skuadre, por nuk kishte vendosur ende se ku do të drejtonte.
“Po, jam në kërkim të një vendi pune, por për momentin nuk ka asgjë konkrete. Mund të flasim për shumë gjëra, por ajo që mund të them me siguri është se nuk do të firmos për Romën. Ata janë i vetmi klub me të cilin kam pasur realisht kontakte dhe mund të konfirmoj se nuk ka asnjë akord”.
“Çdo gjë tjetër është spekulim. Kam dëgjuar gjithashtu se mediat më kanë dërguar te Real Sociedad, por unë nuk kam zhvilluar kurrë diskutime me ata njerëz. PSZH? Edhe ajo hipotezë është krejtësisht fantazi”, shpjegoi ish-trajneri i Francës. (LajmeShqip.com)
Sunday, 09 June 2013 09:00