Karlo Ançeloti ka vendosur të fitojë lirinë e tij duke paguar personalisht 2 milion euro në arkat e PSZH, ndërsa një shumë të njëjtë do ta paguajë edhe Real Madrid, klubi i tij i ardhshëm.
Vendimi është marrë bashkërisht mes klubit spanjoll dhe trajnerit italian, pas vetë kërkesës së PSZH, që bëri të qartë se kjo ishte kuota minimale që duhej paguar për të prishur kontratën e Ançelotit, i cili ka marrëveshje edhe për një tjetër vit me parisienët.
Në fakt parisienët kishin caktuar shifrën e 7.5 milion eurove, atë që është edhe rroga bazë e trajnerit në një vit në drejtimin e kësaj skuadre. Por Reali bëri të qartë se nuk do ta paguante këtë shumë të lartë, ndërsa edhe trajneri italian nuk ishte gati të hiqte dorë nga një shifër e tillë. Pas shumë ditësh negociata mes 3 palëve, u vendos që shifra të ulet në 4 milion euro dhe ajo të ndahej në dy pjesë mes trajnerit dhe klubit të tij të ardhshëm.
Lajmërimi zyrtar i marrëveshjes pritet të bëhet të hënën, me 10 qershor, pikërisht në ditën kur Ançeloti mbush 54 vjeç. (LajmeShqip.com)
Friday, 07 June 2013 14:06