Sulmuesi brazilian Hulk ka konfirmuar se Zhoze Murinjo dëshiron ta tërheqë te Çelsi dhe ka bërë një ofertë fillestare prej 35 milion paund për të bindur Zenit Shën Petersburg të lërë të lirë lojtarin.
Për momentin, klubi rus i ka rezistuar këtyre ofertave, duke bërë të qartë se dëshiron të përfitojë më shumë për të shlyer shifrën 50 milion paund që pagoi vetëm një vit më parë për ta shkëputur nga Porto.
Por dëshira e vetë futbollistit mund të bëjë diferencën, sepse duket që sulmuesi synon të shkojë në Angli sapo t’i jepet rasti.
“Nëse do të thosha se nuk ekziston asgjë në këtë mes, do të ishte një gënjeshtër. Por ky diskutim nuk bëhet në momentin e duhur. Për momentin, jam 100% i fokusuar për kombëtaren dhe shpresoj që të fitoj Kupën e Konfederatave me atë. Çështjet e tjera do të presin për pas përfundimit të turneut”, tha futbollisti brazilian.
Megjithëse Zenit mendohet se ka refuzuar ofertën fillestare të Çelit, mungesa e ofertave të tjera mund të shtyjë të lërë të largohet lojtarin, edhe pse kjo do të sjellë një humbje të konsiderueshme për arkat e klubit rus. Fakti është se Hulk nuk ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në Rusi dhe për më tepër u bë objekt sherresh me shokët e skuadrës, të cilët protestuan për rrogën e tij të lartë. (LajmeShqip.com)
Thursday, 06 June 2013 22:58