Mançester Siti zyrtarizoi sot marrëveshjen e blerjes së mesfushorit brazilian Fernandinjo nga Shakhtar Donetsk, duke firmosur me lojtarin një kontratë katërvjeçare.
Futbollisti 28 vjeçar ka qenë prej kohësh një objektiv i merkatos së këtij klubi, që ka lëvizur duke e blerë atë për 29 milion paund ndonëse aktualisht nuk ka një trajner.
Fernandinjo kaloi 8 sezone me skuadrën ukrainase, duke e ndihmuar të fitojë 7 tituj kampion, Kupën UEFA dhe duke luajtur rregullisht në Ligën e Kampioneve ku kjo skuadër është paraqitur disa herë në mënyrë dinjitoze.
“Ky është një ndryshim, një sfidë që unë e kam pritur prej shumë kohësh. Të luash në kampionatin anglez është një ëndërr”, tha futbollisti brazilian. (LajmeShqip.com)
Thursday, 06 June 2013 22:56