Presidenti i Interit, Masimo Morati, ka folur rreth situatës së negociatave me indonezianin Tohir, i cili presupozohet se do të marrë një pjesë të aksioneve të skuadrës, për t’u bërë bashkëpronar.
“Kam lexuar disa shifra të pabesueshme, aspak të vërteta. Çështja nuk është të shes skuadrën, por të rindërtoj klubin. Indonezianët nuk janë të vetmit, ka të tjerë që janë interesuar më parë e tani po shfaqen përsëri. Do të shohim se kush do të bëjë përpara dhe nëse do të arrijmë të bëjmë diçka të rëndësishme siç është të shes aksione të Interit”, shpjegoi Morati në një aktivitet në Bruksel.
Morati është akuzuar shpesh si një president që shpenzonte shumë në të kaluarën, pa pasur shumë rezultate, por numri 1 i zikaltërve di që në periudha të veçanta, ka arritur të bëj investime të rëndësishme për skuadrën e tij.
“Investimet më të rëndësishme, në aspektin sportiv, por edhe të përfitimeve të klubit, ishin Ronaldo dhe Ibrahimoviç”, deklaroi ai për dy ndër sulmuesit më të fortë që kanë veshur fanellën e Interit në 20 vitet e fundit. (LajmeShqip.com)
Thursday, 06 June 2013 09:40