Juventusi po bëhet gati të presë lojtarin e shumëpritur në sulm, yllin që kërkon prej disa sezonesh. Bëhet fjalë për Karlos Tevez, sulmuesin argjentinas të cilin drejtuesit e bardhezinjve e shohin si përforcimin ideal për ambiciet e tyre për të triumfuar në Evropë.
Marrëveshja me futbollistin duket se është arritur, pasi ai uli pretendimet për rrogën prej 8 milion eurosh dhe premiot që mund të kapnin deri në 4 milion euro të tjera në sezon. Nuk është bërë e ditur ende se cilat janë detajet e kontratës, por të dy palët kanë mbetur të kënaqura.
Aq të sigurt janë bardhezinjtë se çështja ka përfunduar, sa nuk do të dërgojnë delegacionin e zakonshëm në Angli për të negociuar me Mançester Sitin për shitjen e futbollistit.
Ata i kanë dërguar një faks klubit anglez, duke bërë të qartë se duan të blejnë lojtarin argjentinas, për shifrën e 15 milion euro, ndërsa presin shumë shpejt një përgjigje në mënyrë që të planifikojnë sa më parë sezonin e ri. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 05 June 2013 23:06