Frank Riberi është shumë pranë rinovimit të kontratës së tij me Bajern Mynih, për ta shtyrë marrëveshjen ekzistuese deri në vitin 2017. Lojtari francez ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij, por forma që ka treguar në sezonin e fundit, ka shtyrë Bajernin të shtyjë për një rinovim.
“Nuk kam qenë ndonjëherë më në formë në karrierën time. Jam i lumtur këtu, përse duhet të ndërroj vend? Kuptohet që mungon ende firma në letër, por asnjë nga palët nuk ka pse ngutet”, tha futbollisti.
“Luaj te një skuadër e cila ka rishkruar historinë dhe kam pasur fatin që tre herë të mbaja edhe shiritin e kapitenit, një krenari shumë e madhe”, u shpreh futbollisti që ka konfirmuar versionin e tij të çuditshëm të natës pas fitores së Ligës së Kampioneve.
“E mora Kupën me vete në shtëpi dhe e vendosa në shtrat mes meje dhe gruas. Çfarë më tha gruaja? ‘Ti je i çmendur’”, ishte batuta e Riberi. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 05 June 2013 23:03