Florentino Perez vazhdon të përfshijë Zinedin Zidan mes kandidaturave për t’u ulur në pankinën e Real Madrid gjatë këtij sezoni. Presidenti i skuadrës madrilene ka një besim të verbër te francezi, ndonëse ky i fundit nuk ka asnjë eksperiencë në drejtimin teknik të një ekipi.
“Zidan trajner i Realit? Përse jo?! Ai ka një licencë, është madrilen dhe është i përgjegjshëm. Nuk dua të them se është një zgjedhje e rrezikshme por ndoshta ka pak nevojë për “nxemje”. Mund të qëndrojë në fushë edhe në pankinë por jo në të dyja bashkë”, ishin fjalët e Perez, duke lënë të kuptohej se lojtari francez do të mbante rolin e trajnerit, ose atë të drejtorit sportiv, jo të dyja bashkë.
Presidenti i skuadrës spanjolle ka rënë në telashe për shkak të situatës me pankinën e ekipit pas largimit të Zhoze Murinjos,. Ndonëse ai nuk ka fshehur asnjëherë preferencën por Karlo Ançelotin, për momentin ky i fundit duket i paarritshëm edhe për shkak të insistimit të PSZH që nuk e lejon të largohet nga Franca. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 05 June 2013 13:41