Silvio Berluskoni nuk ka fshehur faktin se mes tij dhe trajnerit të Milanit, Masimiliano Alegri, ekzistonin shumë mospërputhje rreth lojtarëve të veçantë.
“Raporti ynë ka qenë shumë i sjellshëm. Por ekzistonin disa vizione krejtësisht të ndryshme, sidomos rreth vendimeve që duheshin marrë për atletë të veçantë. Milani është klubi me më shumë trofe në botë dhe presidenti, bashkë me drejtuesit e tjerë, pretendojnë që klubi the planet e ecurisë së tij të respektohen nga të gjithë”, shpjegoi pronari i klubit kuqezi.
Në këtë mënyrë, Berluskoni ka shpjeguar edhe arsyet pse u vendos për qëndrimin e Alegrit, duke bërë të qartë se nuk është bërë asnjë rinovim i kontratës, por vetëm vijimësia e asaj ekzistuese.
“A kishte Alegri kontakte me drejtuesit e Romës? Kjo është një pyetje që duhet t’ia bëni atij. Ne kemi mbajtur në fuqi vetëm kontratën që kishim me të”. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 05 June 2013 08:30