Ish-mbrojtësi i njohur brazilian, Roberto Karlos, tashmë ka filluar një karrierë të re, atë të trajnerit. Detyra e parë e ish-futbollistit të njohur të Real Madrid dhe përfaqësueses braziliane do të jetë drejtimi i Sivaspor në Turqi.
Lajmi është dhënë sot nga klubi turk, që ka bërë të ditur se Roberto Karlos kishte firmosur për dy vitet e ardhshme dhe tashmë po fillohej planifikimi i merkatos së klubit për sezonin e ardhshëm.
Braziliani ishte prej kohësh në bisedime me Sivaspor, por duket se ka lënë pas mëdyshjet rreth premtimeve të drejtuesve të klubit, i bindur se ato do të mbahen dhe se klubi do të përforcohet ndjeshëm për të luftuar me gjigandët e futbollit turk si Gallatasaraj, Fenerbahçe dhe Beshiktash.
Gjatë viteve të fundit ai ka luajtur rolin e drejtorit teknik te skuadra ruse e Anzhi, ndërsa për një periudhë ishte edhe trajner-lojtar, derisa drejtimin e mori Gus Hidink. (LajmeShqip.com)
Monday, 03 June 2013 21:43