Mario Gëtze jo vetëm që nuk do të ketë mundësi të vihet menjëherë nën urdhrat e Pep Guardiolës për të nisur ciklin e ri te Bajern Mynih, por do të mungojë edhe gjatë të gjithë fazës përgatitore për skuadrën bavareze.
Lajmi është konfirmuar nga mediat gjermane të cilat kanë bërë të ditur se mesfushori do të qëndrojë psr rreth 10 javë jashtë fushave të lojës, pushim i detyrueshëm për shkak të tërheqjes muskulore që e la jashtë finales së Ligës së Kampioneve.
Vendimi për të qëndruar pushim gjatë kësaj periudhe në fakt është marrë pikërisht nga stafi mjekësor i bavarezëve, klub ku lojtari do të transferohet gjatë verës pasi të kompletojë pagesën e 37 milion eurove që ka si klauzolë largimi në kontratën e tij me Borusia Dortmund.
Sigurisht që ky dëmtim mund të ndikojë disi edhe në planet e Bajern për fillimin e sezonit, pasi Guardiola shpresonte që të kishte të gjithë lojtarët e të gatshëm për fazën përgatitore, duke filluar pikërisht nga lojtari që ka bindur personalisht për t’u transferuar te bavarezët. (LajmeShqip.com)
Monday, 03 June 2013 14:14